Thursday, May 25, 2017

Tokat, bota bimore dhe shtazore në Evropë

Bimësia e Evropës është ngusht e lidhur me klimën, relievin dhe tokat.
  • Zona e bimësisë së tundrave përfshinë zonat polare dhe shtrihet në viset veriore të Finlandës dhe Rusisë. Kjo zonë përfshinë rreth 350 km2. Gjatë pjesës më të madhe të vitit, tokat janë të ngrira, janë shterpë dhe pa materje ushqyese. Prej bimëve rriten myshqet, likenet dhe drunj të shkurtër të mështeknës e të dëllinjës. Gjat verës së shkurtër – tre muaj, kur temperastuira arrinë 10 gradë C ato zhvillohen, lulojnë dhe japin fryte, kurse shpezët dhe kafshët e zonës pyjore vendosen këtu, për të gjetur ushqim.

  • Në jug të tundrës shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, tëFinlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79°. Shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, të Finlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79 shkallë. Mbizotrojnë tokat e murme, me pak minerale, diqka më shumë humus. Zona shtrihet në rreth 2 milion km2 dhe rreth 2/3 e saj janë të mbuluara me pyje gjethëmbajtëse – pishat, bredhi, mështekna etj. Prej faunës dallojmë lepurin e bardhë , lemingun, derrin e egër, ujkun, ariun e murëm, dhelpëren, sqarthin etj.
  • Zona e pyjeve të përziera shtrihet nën zonën e tajgave.. Në këtë zonë përzihen drunjët gjethëmbajtës dhe gjethërënës, përvëç pisha e breut, ahu, bungu frashëri , bliri ëtj. Kjo zonë shtrihet në: Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Suedinë Jugore, Poloni, Rusi Qendrore, Alpe, Karpate etj. Kjo zonë shtrihet në gjerësitë gjeografike 45-55°. . në këtë zonë pyjet janë prerë shumë dhe ato zën tash sipërfaqe të vogël mes 5 dhe 10%. Ndër tipat e tokave hasen tokat e murme me 5-6% humus. Prej kafshëve rriten ariu i murëmë, kaprolli evropian, ujku, dhelpra, lepuri i murmë dhe i bardhë.
  • Zona stepopyjore dhe stepore ka shtrirje më të madhe në Evropën Lindore, sidomos në Ukrainë dhe pjesën jugore të Rusisë. Në jug shtrihet edhe në UltësirënePanonisë, të Vllahisë e deri në Rrafshin e Kosovës. Dominojnë formacionit e barit të ulët, ndësa prej tokash ka më shumë çernozjomi, smonica, toka kafe etj. Të cilat janë të thella, kanë më shumë hums dhe janë të përshtatshme për drithëra e bimë industriale.
  • Zona mesdhetare dallon dukshëm nga zonat tjera nga se këtu dominon klima mesdhetare me verëra të nxehta e pa reshje dhe dimratë butë dhe me reshje. Këtu gjenden formacionet bimore me gjelbrim të përhershëm, gjethe të trasha në formë kaqubash, i quajtur formacioni iI makjeve. Pyjet e dikurshme janë prerë, tash kan mbeturbimë kaçuba me pak pyje. Në përbërjen e tokave më shmë janë të paranishme tokat ngjyrë kafe, të murme, të kuqe dhe toka aluviale përgjat luginave të lumenjëve. Prej faunës ka hardhuca, gjarpërinj, bredhka, skofterë, flaminga etj. Flora dhe fauna e Evropës ka pasur mjaft ndryshime nën ndikimin e njeriut dhe civilizimit të gjatë, sidomos në zonën e mesdheut, evropës së Mesme dhe Perëndimore.

Moda

Moda është stili dhe zakoni i përhapur ne një kohe te caktuar. Ne kuptimin e saj me te zakonshëm, "moda" përshkruan stilin me te përhapur te veshjes. Shume lloje te modës janë te përhapura ne kultura te ndryshme ne një kohe te caktuar. Por, e rëndësishme është idea qe kursi i dizajnimit dhe i modës ndryshon shume me shpejt se sa vete kultura si e tere. Dizajnuesit ose stilistet e modës krijojnë dhe prodhojne shume artikuj veshjesh.

Termat "ne mode" ose "jo ne mode" janë përdorur për te përshkruar neqoftese dikush apo diçka përshtatet me modën aktuale apo jo edhe aq aktuale, me te përhapur, me popullore, por gjithsesi cdo vend ka moden e vet dhe ne nuk duhet ti gjykojme njerezit per menyren e tyre te te veshurit.


Gjithsesi, ne epokën moderne artikujt e quajtur "jo aq aktuale" mund te përshtaten ne te vërtete me termin "Retro". Moda Retro lejon ndryshime rregullash si për shembull "e vjetra është një e re e papritur", kështu është edhe ne mode. 

Termi "mode" shpesh përdoret ne një sens pozitiv, si një sinonim i magjepsjes, bukurisë dhe stilit. Ne këtë sens llojet e ndryshme te modës janë një lloj arti popullor, përmes te cilave një kulture mund te ekzaminoje nocionet e saj për bukurinë dhe miresine. Gjithashtu termi "mode" përdoret ndonjehere ne një sens negativ, si një sinonim i trilleve dhe tendencave, dhe materializmit.

Ekzistojnë një numër i madh qytetesh qe njihen si qendra globale te modës ose me mire kryeqytete te modës. Javët e Modës zhvillohen ne këto qytete, ku dizajnuesit ose stilistet i paraqesin audiencës, koleksionet e tyre te reja te veshjeve. Pese qytetet kryesore janë Tokio, Londër, Paris, Milano dhe Nju Jork – këto pese qytete janë te njohura për influencën e madhe ne modën globale dhe janë shtabet e kompanive me te mëdha te modës. Qytete te tjera, duke përfshire Los Anxhelos, Berlin, Rome, Hong Kong, Moske, Madrid, Toronto, Sao Paulo, Melburn, Osaka, Seul, Daegu dhe Singapor gjithashtu zhvillojnë jave te modës dhe njihen çdo vit e me mire.

Sportet

Sporti është veprimtari njerëzore qëllimi i së cilës është argëtimi dhe zhvillimi apo krahasimi i aftësive psikike dhe fizike. Sporti në histori na jep të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet shoqërore të cilat me kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të kulturave të ndryshme. Sporti si aktivitet që përfshin aftësitë fizikë e mendore të njeriut, me qellim për ti ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht, e për ti përdorur më pas në një mënyre më frytdhënëse na jep idenë se sporti është pothuajse aq antik sa edhe zhvillimi i inteligjencës së njeriut.  

 Për njeriun primitiv aktiviteti fizik, ishte vetëm një mënyre shumë e dobishme për të zgjeruar njohjet e tij mbi natyrën.

Basketbolli është lloj sporti me top që luhet në mes të dy ekipeve me nga 5 lojtar secila skuader. Qëllim i lojës është që lojtarët, (basketbollistët) të futin më shpesh topin në basketin e ekipit kundërshtar. Basketbolli është shpikur nga trajneri i universitetit të Kansas James Naismith.  

NBA është liga më e popullizuar të basketbollit në botë. Basketbolli është një sport ekip në të cilën dy ekipet e pesë lojtarëve të përpiqet të shenojn pike kundër njëri-tjetrit duke vendosur një top (me një diametër prej 45,7 cm) në një shtyllë 3,048m të lartë sipas rregullave të organizuara. Basketbolli është një nga sportet më të popullarizuara dhe të shikuara gjerësisht në botë.


Aeroplanet

Aeroplani është një mjet transportues ajror. Aeroplani ose avioni është një makinë më e rëndë se ajri ku lëvizja e krahëve në krahasim me makinën nuk përdoret për të krijuar ngritje. Të gjithë aeroplanët përveç gliders marrin fuqinë prej motorit. Aeroplanët përfshijnë një numër të madh të makinave prej trajnerëve të vegjël dhe aeroplanëve argëtues e deri te transportues e udhëtarëve dhe aeroplanët ushtarak të mallrave. Dy domosdoshmëri për të gjithë aeroplanët janë qarkullimi i ajrit mbi krahë për ngritjen e aeroplanit, dhe një zonë për ulje.
 Shumica e aeroplanëve iu duhet një aeroport me infrastrukturën e nevojshme për të bërë mirëmbajtjen, mbushjen me karburant dhe për ngarkimin dhe shkarkimin e ekuipazhit, mallrave, dhe/ose pasagjerëve. Shumica e avionëve ulet dhe ngritën në tokë, disa e bëjnë këtë në borë apo ujëra të qetë.
Aeroplani është metoda më e shpejtë e transportit. Avionët reaktiv komercial mund të arrijnë shpejtësi prej 875 km/h. Ata ushtarak arrijnë shpejtësi supersonike.

Kafshet e Egra

Kafsha është një qenie e gjallë, që ka aftësinë të lëvizë , është në gjendje të mendojë e të veprojë në mënyrë të ndërgjegjshme. Ato jane heterotrofe,pra nuk mund ta pergatisin vete lenden ushqimore por e marrin te gatshme nga gjallesat e tjera. Kafshet jetojne ne te gjitha mjediset.Si ne toke,ne uje,dhe ne ajer...Ne fakte kalojne pjesen e kohes ne ajer.

Kafshet i ndajme ne dy lloje: Kafshet rruazore dhe jo rruazore.Ne kafshet rruazore hyn sfungjeret,lekuregjemboret (ekinodermatet),qeliza djegesit(knidaret), butaket(molusket),krimbat si dhe kembenyjetuarit(arthoropoda). Kafshet rruazore jane kafshet me te perparuara si nga ana e fizike,me pershtatjen e mjedisit, me te gjitha aparatet qe formojne trupin e kafshes,por edhe nga ana e te menduarit. Ne kete tip bejne pjese peshqit te cilet jane kafshet rruazore primitive,amfibet te cilet jetojne edhe ne toke edhe ne uje,zvarraniket,shpendet dhe gjitaret.

Ariu është kafshë gjitare mishngrënëse me katër këmbë, bën pjesë në familjen e kafshëve grabitqare. Në botë njihen tetë lloje arinjsh. Në përgjithësi, ariu njihet si kafshë vetmitare.


Ujku (Canis lupus) është kafsha më e madhe e llojit të qenve në Evropë, Azi dhe në Amerikën Veriore. Ai vrapon shume shpejt dhe ka rezistence të madhe. Si çdo përfaqësues i kësaj familjeje, ujku nxiton dhe mban vrapin për një kohë të gjatë.


Zebra është një kafshe e egër barngrense e cila jeton në savane. Ajo i ngjan kalit vetëm se është më e vogël dhe në trup ka vija të zeza. Është kafshë njëthundrake. Ato lëvizin gjithmonë në tufe për të mbrojtur shoqen.





Tigri (Panthera tigris) është shtazë grabitqare dhe pjesëtari më i madh i familjes së felinëve (maceve). Territori ku jeton tigri është kryesisht Azia. Në xhungël, ambienti i tij, lëviz pa bërë zhurmë kur e kap prenë e tij. 




Saturday, May 20, 2017

Kafsha shtëpiake

Kafsha shtëpiake është kafshë që mbahet për arsyje të ndyshme në shtëpi (përdorim privat, argëtim), kafsha shtëpiake u përshtat gjatë kohëve për shtëpinë.


Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme të paktën 9 500 vjeçare. Gruaja e Luigjit ne koherat e luftrave i shpetoi macet e saj duke i cuar me anije ne Amerike.




Qeni (Canis lupus familiaris) është një lloj i zbutur i ujkut, anëtar i familjes Canidae dhe rendit Carnivora. Termi përdoret për të dy variantet i egër dhe i përkëdhelur. Qeni e ka prejardhjen nga familja e ujqërve.

Qeni shpejt u bë i njohur kudo në kulturën e të gjitha pjesëve te botës, zakonisht në vendbanimet e hershme të njeriut. Besohet se emigrimi i suksesshëm nëpër ngushticën e Beringut nuk mund të ketë qenë i mundur pa qen te cilët tërhiqnin slitën.



Pula është shpend shtëpiak e cila rritet nga njeriu për vezët dhe mishin e saj. Pulat ne dallim nga speciet e tjera të kafshëve shtëpiake kane disa veçori të çmueshme qe lidhen me :

  • Riprodhimin e shpejte e të zgjeruar.
  • Rritje me dinamikë të lartë për njësi kohë.
  • Hynë në prodhim për një periudhe të shkurtër kohë.
  • Kane aparat tretje me vëllim të vogël që kërkon përdorim të ushqimeve me pak volum.


Dhia shtëpiakepas qenit së bashku me delen u zbut dhe u përdor nga njeriu. Mashkulli i dhisë quhet Cap ndërsa i vogli keç apo edh. Dhia shtëpiake prejardhjen e ka nga dhia e egër. Është zbutur gjatë shekullit të XI para erës së re diku në Lindjen e afërt në Levant ose në Zagros.


Lopa është një kafshë shtëpiake e lloji të dythunddrrakëve e cila prejardhjen e ka nga lopa e egër.U zbut nga njeriu për shkak të qumështit dhe mishit. Lopa shfaqet në lloje të ndryshme. Mashkulli i lopës quhet mëzat ose dem ndërsa mashkulli i tredhur i cili zakonisht përdoret nga njeriu si kafshë për tërheqje quhet ka, ndërsa i vogli i lopës quhet viç.
Keto ishin disa 
nga kafshet shtepiake ka edhe
shume te tjera ...


Pijet Alkoolike dhe Duhani

Pijet alkoolike janë pije që përmbajnë etanol.
Pijet alkoolike janë përdorur gjerësisht që në antikitetin e lashtë dhe nga shumë civilizime anë e mbanë globit, si një përbërës si një diete të rregullt, për arsye higjienike apo mjekësore, për efektet e tyre pushuese dhe euforike, për të bërë qejf, për frymëzim artistik, si afrodiziakë, dhe arsye të tjera. Disa prej tyre, me kalimin e kohës kanë fituar kuptim fetar dhe simbolik si për shembull nga feja Greke gjatë ritualëve ekstazik të Dionisit, mbretit të verës ; në festa të krishtere dhe çifute.
Sidoqoftë, disa individë krijojnë varësi ndaj alkooli të quajtur alkoolizëm. Rezultati i alkoolizmit është i konsideruar si problem i madh shëndetësor në shumë shtete.
Konsumim i shpeshtë dhe i tepruar i alkoolit mund të ndërhyjë në jetën sociale dhe financiare të përdoruesit. Efektet neurologjike të konsumimit të alkoolit janë shpesh faktor i vdekjeve në aksidente dhe sherre. Njerëzit nën influencën e alkoolit shpesh herë gjenden në situata shumë më të rrezikshme dhe komprometuese se sa në gjendjen e tyre esëll.
Disa besime fetare, si për shembull feja myslimane, shkolla budiste dhe disa sekte protestante të krishterimit e dekurajojnë dhe shpesh ndalojnë përdorimin e alkoolit për arsyet e mësipërme por edhe për arsye të tjera.

Shumica e qeverive botërore e kontrollojnë ose ndalojnë shitjen dhe përdorimin e alkoolit.




Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato dëme që influencohen apo rëndohen prej tij, lista do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.


Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat,kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohen gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.

Perdorimi i tij dëshmohet qysh ne kohet e lashta, ka nje perdorin te gjere ne bot, ku numerohen mbi 2 miliard perdorues te rregull te duhanit, ku pjesa me e madhe e tyre jan adoleshent. Duhani u be i njohur ne vitet 1800 ku e pinin me nje cubuk, me pas filoi te pinin me te dredhur dhe me pas te shitura ne paketa. Policia thote nqs ky produkt do te ishte perhapur ne kete kohe atehere ai do te ishte i ndalur me ligj qe te mos shitej dhe pihej.





RENDESIA E UJIT

                       UJI
    
Uji ka rendësi te madhe për njerëzimin por edhe për kafshët.Rreth 3/4 e tokës është ujë. Uji gjendet kudo ne natyre, edhe ne trupin e njeriut edhe te trupi i kafshëve. 95 % e trupit te njeriut është ujë. Uji ka rendësi edhe ne bujqësi e blegtori. Uji ka rendësi për bujqësinë sepse me ujë ujiten bimët e ndryshme pa te cilin bimët s'mund te jetojnë. Uji ka rendësi edhe ne blegtori te gjitha kafshët e kanë një pjesë te trupit me ujë, gjithashtu ka dobi edhe se te gjitha kafshët pin ujë. Jeta e njeriut nuk do te ishte e mundur pa ujë sepse : njeriu e shfrytëzon atë për shume gjera, për pastrim, pirje etj. Gjithashtu uji ka rendësi edhe ne tregti (biznes) sepse disa kompani e filtrojnë ujin dhe e shesin atë e kështu ato kompani kane te ardhura te larta. Dihet se njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm 5 deri në 7 ditë pa ujë! Uji është lëng pa erë, pa shije dhe pa ngjyrë. Njeriu humbë çdo ditë rreth 1.5 deri 2.5 litra ujë, gjë që duhet zëvendësuar me anë të pirjes së rregullt të ujit. Rreth 2/3 e peshës trupore përbëhet nga uji. Kjo sasi uji nuk është e njejtë tek të gjithë, varet nga mosha dhe gjinia.

Nga mungesa e ujit rritet rreziku i sëmundjes së veshkëve, bllokimi dhe infeksioni i rrugëve të urinimit, tharja e lëkures dhe mukozes, që mundëson depërtimin më të lehtë të virusëve dhe bakterieve në mbrendi të trupit.

Gjatë temperaturave të larta, aktiviteteve të rënda fizike, diaresë dhe etheve, shtohet nevoja për ujë. Ata që djersiten shumë, ata që shpesh janë në lëvizje e udhëtim ose ata të cilët me kënaqësi shkojnë në saunë, duhet të llogarisin se duhet shtuar sasinë e ujit deri më tri herë! Etja shkaktohet kur trupi ynë ka humbur më shumë se 0.5 % të peshës në formë të ujit, d.m.th. një person që peshon 70 kg ndjen etje pas një humbje prej 350 ml te ujit.

Shpesh ndodh që kjo ndjesi të mos përceptohet e sidomos në pleqëri, kur bie aktiviteti i qelizave dhe receptorëve që përceptojnë etjen. Në gjendje stresi fare pak mund të përceptojmë etjen, që ka për pasojë zvogëlimin e koncentrimit dhe shfaqjen e lodhjes. Shkaktarë i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm.

Uji ndihmon të humbni në peshë, pa marrë parasysh se ç’lloj diete mbani. Uji nuk përmban kalori, por ndihmon në harxhimin e energjisë p.sh. ata që pinë 1.5 deri 2 litra ujë (edhe ata që vuajnë nga mbipesha) në ditë bëjnë djegien e 100 kilokalorive ( rreth 7000 kcal permban 1 kg ind djamor). Gjatë çdo ngrënie, shoqëroni ushqimit lëngje, e veçanërisht preferohet 0.5 l ujë (jo të ftohtë) para ushqimit, sepse mbush lukthin dhe stimulon metabolizmin. Varësisht nga mbingarkesat dhe aktivitetet fizike që kryejnë individë të caktuar, marrja e lëngjeve në sasi të madhe është e domosdoshme qe proceset jetesore te kryhen sa me mire.

USHQIMET E SHENDETSHME


Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke e ndihmuar trupin tonë që të funksionojë në mënyre optimale. Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi.



Kivi – Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. 

                            



Qershitë – Kur flasim për ushqimet më të shëndetshme, aty kemi edhe qershitë. Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Qershitë janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit.Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve, e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetëvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. 


                             Fasulet – Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen), dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fibër, proteina, dhe antioksidantë, juve sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që të tria në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën Ushqimet më të shëndetshme.


Spinaqi – Ju veçmë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni ditur se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika në tru), dhe demencës (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese, duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.



Qepët – Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupit ku qepa ka efekt. Qepët përmbajnë enzime të fuqishme që luftojnë kancerin; konsumimi i qepës ka treguar të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut, e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri.


Karotat – Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidantëve potent, të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual, e gjithashtu edhe kancerit të fshikëzës së urinës, zverkut, prostatës, zorrës, laringut dhe ezofagut.


Lakra – Lakra është një shtëpi përplot me vitaminë K dhe C. Vetëm një grusht me lakër ofron 91 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K, 50 për qind të vitaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitamin B6, folate, e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku, me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori, lakra ofron 11 për qind më shumë vitaminë C se sa portokajtë.


Brokoli – Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral, që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filxhan) me brokoli të ziera ofron 200 për qind të vitaminës C të rekomanduar (prapë më shumë se portokalli), gati ka po aq vitaminë K, dhe rreth përgjysmë të sasisë së rekomanduar ditore të Vitaminës A, së bashku me folate, fibër, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori, brokoli përmban gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës.



Lakra Jeshile (para) – Lakra Jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidantë të fuqishëm dhe është anti-inflamatore. Një filxhan me lakër jeshile të ziera përmbajnë 1328 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më shumë!), 192 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A, dhe deri 90 përqind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i mirë i kalciumit dhe hekurit.

Punoi :Largesa Dema