Saturday, May 20, 2017

Pijet Alkoolike dhe Duhani

Pijet alkoolike janë pije që përmbajnë etanol.
Pijet alkoolike janë përdorur gjerësisht që në antikitetin e lashtë dhe nga shumë civilizime anë e mbanë globit, si një përbërës si një diete të rregullt, për arsye higjienike apo mjekësore, për efektet e tyre pushuese dhe euforike, për të bërë qejf, për frymëzim artistik, si afrodiziakë, dhe arsye të tjera. Disa prej tyre, me kalimin e kohës kanë fituar kuptim fetar dhe simbolik si për shembull nga feja Greke gjatë ritualëve ekstazik të Dionisit, mbretit të verës ; në festa të krishtere dhe çifute.
Sidoqoftë, disa individë krijojnë varësi ndaj alkooli të quajtur alkoolizëm. Rezultati i alkoolizmit është i konsideruar si problem i madh shëndetësor në shumë shtete.
Konsumim i shpeshtë dhe i tepruar i alkoolit mund të ndërhyjë në jetën sociale dhe financiare të përdoruesit. Efektet neurologjike të konsumimit të alkoolit janë shpesh faktor i vdekjeve në aksidente dhe sherre. Njerëzit nën influencën e alkoolit shpesh herë gjenden në situata shumë më të rrezikshme dhe komprometuese se sa në gjendjen e tyre esëll.
Disa besime fetare, si për shembull feja myslimane, shkolla budiste dhe disa sekte protestante të krishterimit e dekurajojnë dhe shpesh ndalojnë përdorimin e alkoolit për arsyet e mësipërme por edhe për arsye të tjera.

Shumica e qeverive botërore e kontrollojnë ose ndalojnë shitjen dhe përdorimin e alkoolit.




Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato dëme që influencohen apo rëndohen prej tij, lista do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.


Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat,kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohen gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.

Perdorimi i tij dëshmohet qysh ne kohet e lashta, ka nje perdorin te gjere ne bot, ku numerohen mbi 2 miliard perdorues te rregull te duhanit, ku pjesa me e madhe e tyre jan adoleshent. Duhani u be i njohur ne vitet 1800 ku e pinin me nje cubuk, me pas filoi te pinin me te dredhur dhe me pas te shitura ne paketa. Policia thote nqs ky produkt do te ishte perhapur ne kete kohe atehere ai do te ishte i ndalur me ligj qe te mos shitej dhe pihej.





No comments:

Post a Comment