Saturday, May 20, 2017

Kafsha shtëpiake

Kafsha shtëpiake është kafshë që mbahet për arsyje të ndyshme në shtëpi (përdorim privat, argëtim), kafsha shtëpiake u përshtat gjatë kohëve për shtëpinë.


Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme të paktën 9 500 vjeçare. Gruaja e Luigjit ne koherat e luftrave i shpetoi macet e saj duke i cuar me anije ne Amerike.




Qeni (Canis lupus familiaris) është një lloj i zbutur i ujkut, anëtar i familjes Canidae dhe rendit Carnivora. Termi përdoret për të dy variantet i egër dhe i përkëdhelur. Qeni e ka prejardhjen nga familja e ujqërve.

Qeni shpejt u bë i njohur kudo në kulturën e të gjitha pjesëve te botës, zakonisht në vendbanimet e hershme të njeriut. Besohet se emigrimi i suksesshëm nëpër ngushticën e Beringut nuk mund të ketë qenë i mundur pa qen te cilët tërhiqnin slitën.



Pula është shpend shtëpiak e cila rritet nga njeriu për vezët dhe mishin e saj. Pulat ne dallim nga speciet e tjera të kafshëve shtëpiake kane disa veçori të çmueshme qe lidhen me :

  • Riprodhimin e shpejte e të zgjeruar.
  • Rritje me dinamikë të lartë për njësi kohë.
  • Hynë në prodhim për një periudhe të shkurtër kohë.
  • Kane aparat tretje me vëllim të vogël që kërkon përdorim të ushqimeve me pak volum.


Dhia shtëpiakepas qenit së bashku me delen u zbut dhe u përdor nga njeriu. Mashkulli i dhisë quhet Cap ndërsa i vogli keç apo edh. Dhia shtëpiake prejardhjen e ka nga dhia e egër. Është zbutur gjatë shekullit të XI para erës së re diku në Lindjen e afërt në Levant ose në Zagros.


Lopa është një kafshë shtëpiake e lloji të dythunddrrakëve e cila prejardhjen e ka nga lopa e egër.U zbut nga njeriu për shkak të qumështit dhe mishit. Lopa shfaqet në lloje të ndryshme. Mashkulli i lopës quhet mëzat ose dem ndërsa mashkulli i tredhur i cili zakonisht përdoret nga njeriu si kafshë për tërheqje quhet ka, ndërsa i vogli i lopës quhet viç.
Keto ishin disa 
nga kafshet shtepiake ka edhe
shume te tjera ...


No comments:

Post a Comment