Saturday, May 20, 2017

RENDESIA E UJIT

                       UJI
    
Uji ka rendësi te madhe për njerëzimin por edhe për kafshët.Rreth 3/4 e tokës është ujë. Uji gjendet kudo ne natyre, edhe ne trupin e njeriut edhe te trupi i kafshëve. 95 % e trupit te njeriut është ujë. Uji ka rendësi edhe ne bujqësi e blegtori. Uji ka rendësi për bujqësinë sepse me ujë ujiten bimët e ndryshme pa te cilin bimët s'mund te jetojnë. Uji ka rendësi edhe ne blegtori te gjitha kafshët e kanë një pjesë te trupit me ujë, gjithashtu ka dobi edhe se te gjitha kafshët pin ujë. Jeta e njeriut nuk do te ishte e mundur pa ujë sepse : njeriu e shfrytëzon atë për shume gjera, për pastrim, pirje etj. Gjithashtu uji ka rendësi edhe ne tregti (biznes) sepse disa kompani e filtrojnë ujin dhe e shesin atë e kështu ato kompani kane te ardhura te larta. Dihet se njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm 5 deri në 7 ditë pa ujë! Uji është lëng pa erë, pa shije dhe pa ngjyrë. Njeriu humbë çdo ditë rreth 1.5 deri 2.5 litra ujë, gjë që duhet zëvendësuar me anë të pirjes së rregullt të ujit. Rreth 2/3 e peshës trupore përbëhet nga uji. Kjo sasi uji nuk është e njejtë tek të gjithë, varet nga mosha dhe gjinia.

Nga mungesa e ujit rritet rreziku i sëmundjes së veshkëve, bllokimi dhe infeksioni i rrugëve të urinimit, tharja e lëkures dhe mukozes, që mundëson depërtimin më të lehtë të virusëve dhe bakterieve në mbrendi të trupit.

Gjatë temperaturave të larta, aktiviteteve të rënda fizike, diaresë dhe etheve, shtohet nevoja për ujë. Ata që djersiten shumë, ata që shpesh janë në lëvizje e udhëtim ose ata të cilët me kënaqësi shkojnë në saunë, duhet të llogarisin se duhet shtuar sasinë e ujit deri më tri herë! Etja shkaktohet kur trupi ynë ka humbur më shumë se 0.5 % të peshës në formë të ujit, d.m.th. një person që peshon 70 kg ndjen etje pas një humbje prej 350 ml te ujit.

Shpesh ndodh që kjo ndjesi të mos përceptohet e sidomos në pleqëri, kur bie aktiviteti i qelizave dhe receptorëve që përceptojnë etjen. Në gjendje stresi fare pak mund të përceptojmë etjen, që ka për pasojë zvogëlimin e koncentrimit dhe shfaqjen e lodhjes. Shkaktarë i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm.

Uji ndihmon të humbni në peshë, pa marrë parasysh se ç’lloj diete mbani. Uji nuk përmban kalori, por ndihmon në harxhimin e energjisë p.sh. ata që pinë 1.5 deri 2 litra ujë (edhe ata që vuajnë nga mbipesha) në ditë bëjnë djegien e 100 kilokalorive ( rreth 7000 kcal permban 1 kg ind djamor). Gjatë çdo ngrënie, shoqëroni ushqimit lëngje, e veçanërisht preferohet 0.5 l ujë (jo të ftohtë) para ushqimit, sepse mbush lukthin dhe stimulon metabolizmin. Varësisht nga mbingarkesat dhe aktivitetet fizike që kryejnë individë të caktuar, marrja e lëngjeve në sasi të madhe është e domosdoshme qe proceset jetesore te kryhen sa me mire.

No comments:

Post a Comment