Moda është stili dhe zakoni i përhapur ne një kohe te caktuar. Ne kuptimin e saj me te zakonshëm, "moda" përshkruan stilin me te përhapur te veshjes. Shume lloje te modës janë te përhapura ne kultura te ndryshme ne një kohe te caktuar. Por, e rëndësishme është idea qe kursi i dizajnimit dhe i modës ndryshon shume me shpejt se sa vete kultura si e tere. Dizajnuesit ose stilistet e modës krijojnë dhe prodhojne shume artikuj veshjesh.
Termat "ne mode" ose "jo ne mode" janë përdorur për te përshkruar neqoftese dikush apo diçka përshtatet me modën aktuale apo jo edhe aq aktuale, me te përhapur, me popullore, por gjithsesi cdo vend ka moden e vet dhe ne nuk duhet ti gjykojme njerezit per menyren e tyre te te veshurit.
Gjithsesi, ne epokën moderne artikujt e quajtur "jo aq aktuale" mund te përshtaten ne te vërtete me termin "Retro". Moda Retro lejon ndryshime rregullash si për shembull "e vjetra është një e re e papritur", kështu është edhe ne mode.
Termi "mode" shpesh përdoret ne një sens pozitiv, si një sinonim i magjepsjes, bukurisë dhe stilit. Ne këtë sens llojet e ndryshme te modës janë një lloj arti popullor, përmes te cilave një kulture mund te ekzaminoje nocionet e saj për bukurinë dhe miresine. Gjithashtu termi "mode" përdoret ndonjehere ne një sens negativ, si një sinonim i trilleve dhe tendencave, dhe materializmit.

Ekzistojnë një numër i madh qytetesh qe njihen si qendra globale te modës ose me mire kryeqytete te modës. Javët e Modës zhvillohen ne këto qytete, ku dizajnuesit ose stilistet i paraqesin audiencës, koleksionet e tyre te reja te veshjeve. Pese qytetet kryesore janë Tokio, Londër, Paris, Milano dhe Nju Jork – këto pese qytete janë te njohura për influencën e madhe ne modën globale dhe janë shtabet e kompanive me te mëdha te modës. Qytete te tjera, duke përfshire Los Anxhelos, Berlin, Rome, Hong Kong, Moske, Madrid, Toronto, Sao Paulo, Melburn, Osaka, Seul, Daegu dhe Singapor gjithashtu zhvillojnë jave te modës dhe njihen çdo vit e me mire.
No comments:
Post a Comment